'Punojmë për bukën e fëmijëve', pastruesit e qytetit të Lezhës që sfidojnë koronavirusin: S'kemi as maska as doreza

31 Mars 2020, 14:53

Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi, Olsa dhe Vehbi Huti nuk e kanë ndëprere asnjë ditë punen e tyre në pastrimin e qytetit të Lezhës. Gjendja e vështire ekonomike dhe nevoja për të siguruar të ardhura për familjet  e tyre, i detyron ata që të sfidojnë friken, ndonëse për vete natyrën e punës risku për tu infektuar është dhe më i madh.