Kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook ka publikuar një video teksa merr në telefon qytetarët që kanë shkruar dhe ngritur problemet në platformën e bashkëqeverisjes. Një qytetar nga Fieri i ngriti problemin se deri tani ka punuar në të zezë në një kopsht, por ndryshe nga gruaja, nuk është i siguruar. Për këtë shkak ai pyeti kryeministrin nëse përfiton nga subvencioni i pagës minimale. Kreu i qeverisë i kërkoi që të denonconte ku punonte, ndërsa u bëri thirrje edhe të tjerëve që punojnë në të zezë që të denoncojnë nëse duan të marrin pagën e luftës.
Punoni në të zezë? Rama: Denoncoi punëdhënësin dhe do të merrni pagën e luftës
No videos found.