KRUJË- Punonjëset e fasonerive në Krujë kanë dalë ditën e sotme në protestë, ku kërkojnë pagën e luftës.
Me masa dhe doreza, duke ruajtur distancimin social pasi janë një nga vatrat më aktive të infeksionit, ato kërkojnë pagën e luftës, duke paralajmëruar se nëse nuk do të marrin një zgjidhje do të dalin në protestë. "Do mbushim rrugët dhe sheshet"; "Na jepni pagën e luftës"; "Mos luani me punëtorët", janë disa nga pankartat që mbajnë në duar punonjëset. Kërkesa e tyre është e drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama, teksa pretendojnë se ka diferencime mes punonjësve.