Punonjësit e fasonerisë në Durrës në protestë: Duam transparencë nga pronarët për pagën e luftës

24 Prill 2020, 12:01

DURRËS- Dhjetëra punonjës të një biznesi fason në zonën e ish kënetës në Durrës kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm kundër pronarëve, të cilët kërkojnë transparencë nga ana e drejtuesve lidhur me pagesën e luftës.

Punonjësit shprehen se janë sqaruar nga drejtuesit e ndërmarrjes për aplikimin, të cilët i kanë dhënë si argument se nuk ua pranon sistemi aplikimin, çka nuk i ka bindur punonjësit.Punonjësit janë drejtuar edhe degës së tatimeve të cilëve u është thënë se pronari nuk e ka deklaruar të mbyllur aktivitetin ndaj aplikimi nuk iu është pranuar, ndërkohë që ato pretendojnë se që me datën 11 mars janë mbyllur.