Punonjësit e një biznesi fason frikë nga pronari që shkoi në Itali: Duam të ikim në shtëpi

12 Mars 2020, 11:11

TIRANË- Disa punonjës të një biznesi fason, prej dy ditësh kanë ndalë në protestë pasi sipas tyre nuk u janë siguruar masat mbrojtëse ndaj koronavirusit nga pronarët e firmës.

Sipas tyre, ato janë të rrezikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë pasi pronarët janë nga Italia dhe kanë hyrë dhe kanë dalë gjatë këtyre dy javëve në shtetin fqinj, duke u shndërruar në një rrezik potencial për përhapjen e virusit. Madje at shkojnë edhe më tej dujke thënë se kanë dëgjuar se dy nga punonjësit janë infektuar, por u është mbajtur e fshehtë. Ato kërkojnë që të paktën deri në 3 prill, siç është vendimi i qeverisë, të qëndrojnë në shtëpi me të drejtë page.

Kanë frikë se janë të infektuar se pronari është Italian dhe kompania është vizituar nga shumë italianë. Nuk jemi pajisur me maska dhe doreza dhe për këtë arsye kanë protestuar. Na thanë ikni në shtëpi për sot, përveç masave mbrojtëse kërkojmë që këto dy javë të mbyllet edhe fabrika me të drejtën page. Flitet që ka ardhur ambulanca dhe i ka çuar dy persona në urgjencë, por nuk e kam parë. Duam përgjigje që të ikim në shtëpi dhe jemi me të drejtë pagese", tha një nga punonjëset.

Duke pritur nga pronari që të ndërgjegjësohen për t'i dërguar në shtëpi, rrezikun më të madh ia bëjnë vetes së tyre duke u grumbulluar në një hapësirë shumë të vogël, të papajisur me maska mbrojtëse disa prej tyre, e aq më tepër duke mos respektuar distancën minimumi prej 1 m në një kohë kur koronavirusi është përhapur në Shqipëri.