Punonjësit e stacionit të ujësjellësit në Fier në protestë: Kemi 27 muaj pa marrë rrogat, na gënjejnë ditë për ditë

24 Janar, 17:49

FIER- 17 punonjës të stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe elektrik në Poçem të Fierit kanë dalë gjatë mëngjesit të kësaj të premte në protestë. Shkak është bërë pasi sipas tyre nuk kanë marrë pagat prej 27 muajsh. 

"Kemi 27 muaj pa lekë, na gëjejnë ditë për ditë, 27 muaj në total që nga 2015,2016,2017,2018,2019", tha një punonjës"Këtu që nga 2015 deri më sot ne kemi qenë thuajse pa lek sot pa lek nesër, s'kemi marrë rrogën asnjëherë plotësisht dhe siguracionet nuk janë paguar", tha një tjetër punonjës

Kategori të tjera