Punonjësit pa masa mbrojtëse, gjobitet call center në Durrës, e pëson edhe një lokal

17 Mars 2020, 16:16

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria Shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, nga ana e Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Durrës, gjatë kontrollit të qytetit, për zbatimin e Telegramit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit me Nr. 1952 Prot., datë 10.03.2020 për “Moslejimin e grumbullimeve në ambientet e hapura dhe të mbyllura", si dhe aktit normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, gjatë ditës të sotme janë konstatuar subjektet si më poshtë: