Punonjësja dezinfekton foltoren, Murrizi: S'ka gjë, Balla është nga fshati, kujdes qytetarët

29 Korrik 2020, 11:50

Në seancën e sotme të Kuvendit nuk kanë munguar batutat mes deputetëve. Pasi Taulant Balla mbaroi fjalën, drejt foltores shkoi Myslym Murrizi. Kryetari i Kuvendit kërkoi që të priste pak. “Një minutë Myslym të vijë ajo punonjësja e shërbimit. Pastroja” tha Ruçi. Murrizi përfitoi të bënte një batutë. “Taulanti ka qenë? S'ka gjë se Taulanti se është nga fshati, s’ka gjë, kur të flasin qytetarët hap sytë, se Taulanti është si Xhonsoni” tha ai.