Puntorët e fasonerisë në Korçë: Edhe në vrimë të miut të futet pronarin do ta djeg të gjallë

23 Prill 2020, 11:34

50 puntorë të një fabrike fasonerie kanë dalë sot të protestojnë para zyrës së tatimeve në Korçë, pasi kërkojnë pagën e luftës. Ata janë të dëshpëruar, pasi thonë se kanë mbetur pa ushqime, pasi të ardhurat janë ndërprerë që me 10 mars ku u mbyll fasoneria.

Mos të ma takojë mua një 400 mijë lekëshe të ha bukë?! Unë skam asnjë fëmijë asnjë gjë... Jam atje me burrë e grua. Jam borxhë deri në grykë. Afendikoi (pronari) më hodhi në rrugë, deri dje shtynte karrocën me burrin tim. Sa e vështirë është për mua?! Ja unë s'kam bukë të haj. Jo kamera, se unë dhe një vit punë kam, por afendikoi (pronari) me gjithë afendikeshën (pronaren), jo në vrimë miu të futen, por do ta djeg të gjallë. Në vrimë miu të futet, me këdo që ka mbrapa, se jam pa bukë."