Pushimet dhe koronavirusi, cilat vende europiane do të hapen për turizëm këtë verë?

4 Maj 2020, 14:25

Nëse jeni duke fantazuar se ku do t’i kaloni pushimet këtë vit, dijeni që është akoma shumë herët për t’i planifikuar ato.

Koronavirusi dhe administrimi i emergjencës sigurisht që kanë pasoja konkrete për turizmin gjatë gjithë verës. Por sesi bllokada për pushuesit do të përkthehet konkretisht është në zemër të diskutimeve midis ministrave nga i gjithë Bashkimi Europian.

Ndërsa OBSH vlerëson prezantimin e një lloj ‘Pasaporte Imuniteti Covid-19’, në Itali flasin për turizmin vendas dhe se mund të mos krijohen kushtet për të udhëtuar jashtë vendit për pushime kurse vendet e tjera mendojnë se ato mund të rihapen për turistët e huaj.

Qeveria spanjolle ka rihapur ishullin e Formentera ku baret, restorantet dhe hotelet do të jenë operative që nga dita e hënë, por mbërritja deri në ishullin Balearik deri në muajin qershor do të jetë shumë e ndërlikuar, veçanërisht për turistët e huaj.