Pushimi i çështjes për lobimin rus të PD-së/ Ristani: Le ti turpërojmë ato prokurorë, drejtësia triumfojë

13 Janar 2020, 16:57

I vetmi i pranishëm në Gjykatë, ish-deputet i Partisë Demkratike, një nga të pandehurit, Arben Ristanitha se gjyqi ndaj tij është i montuar politik dhe një  turp i Prokurorisë Shqiptare. Ai tha se tashmë është vënë drejtësi duke theksuar se sado që të ndikojë politika në organet e drejtësisë, drejtësia do të triumfojnë në fund

"Shumë interesante për të treguar se çfarë ndodh kur Prokuroria bëhet pre e fustrimit për shkak të presionit të politikës. Prokuroria është shembulli konkret. prokuroria u paraqit me dy qëndrime, një që kërkonte të kthehej çështja dhe të shkonte në gjyq, dhe pastaj vjen një urdhët i tretë që përjashton një nga prokurorët një organ i c'organizuar. Unë ju thashë është një akuzë e montuar politikisht që u provua, kanë qenë veprime ligjore nga ana e PD-së, dhe mesa duket se sado të ndikojnë tek drejtësia do ketë njerëz që do japin drejtësi. Kjo është ajo që i mungon kjo popullit shqiptar. Ka paguar para që rrjedhin ga buxheti i saj që i ka deklaruar. Le ti turpërojmë këta prokuror që falsifikim me mosveprim, si mund të ndodh kjo gjë. Nik Muzin s'ka pse kërkon garanci këtu, por shtetit të vetë. Po të kishte të dhëna shteti vet do e kishte marrë në shqyrtim", tha Ristani.