Pushteti vendor rrit borxhet me 2.4 mld lekë! Financat 'harrojnë' vendosjen e administratorit

26 Shtator 2020, 14:40

Në 6-muajit e parë të vitit pushteti vendor ka rritur detyrimet e prapambetura me 2.4 miliardë lekë. Për të ulur detyrimet Ministria e Financave nëpërmjet një udhëzimi në shtator të vitit 2019 paralajmëronte vendosjen e një administratori për menaxhimin e situatave. Ky udhëzim një vit më pas është harruar.