Pushuesit kosovarë 'pushtojnë' bregdetin shqiptar! Fluks makinash në Morinë, rekord që nga viti i kaluar

27 Qershor 2020, 10:54 | Përditesimi i fundit: 2020-06-27 17:53:52

MORINË-Shqipëria ka regjistruar shifrat më të larta gjatë ditëve të fundit me COVID-19 në 24 orë, e megjithatë kjo nuk i ka stepur pushuesit kosovarë që t'i drejtohen bregdetit shqiptar.

Ditën e sotme në doganën e Morinës është regjistruar numri më i lartë që nga viti i kaluar i makinave që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë, duke dhënë një dritë jeshile se këtë verë turistët në vendin tonë nuk do të mungojnë, pavarësisht situatës së vështirë që çdo vend, përfshirë edhe Shqipërinë po kalon nga koronavirusi. Pjesa më e madhe e tyre kalojnë fundjavën në Durrës, Shëngjin e Velipojë, janë këto tre nga destinacionet më të preferuara të pushuesve kosovar.