Pushuesit kthehen në shtëpi! Fluks automjetesh në rrugën e Shëngjinit

12 Korrik 2020, 20:02

Dita e djelë ka sjellë fluks automjetesh në rrugën e Shëngjinit, pasi pushuesit kanë kaluar fundjavën në plazh dhe po kthehen në shtëpitë e tyre.

Trafiku i renduar ka nisur që prej orës 17:00 dhe vijon ende, duke krijuar radhë automjetesh deri në 5 kilometra. Për të krijuar lehtësi në lëvizje policia ka devijuar qarkullimin në një rrugë dytësore në lagjen "Xhenjo". Plazhi i Shëngjinit është një ndër më të bukurit e detit Adriatik, ku pushues të shumtë vendas dhe të huaj kalojnë fundjavën apo pushimet aty.