Fundjave rikthen fluksin e qytetarëve dhe rrjedhimisht shton edhe trafikun në zonat bregdetare të Vlorës dhe Shëngjinit. Ora shënon rreth 22:00 dhe në aksin Llogara-Vlorë ka prezencë të shtuar të automjeteve, trafik i cili ka nisur që prej pasdites së sotme (28 qershor). Më herët trafik të rënduar ka pasur edhe përgjatë segmentit rrugor Orikum - Vlorë.