Puthja më e famshme e javës, aktorja e njohur me gazetaren live në emision

29 Tetor 2019, 16:51

Aktorja Jennifer Aniston ka marrë vëmenjen e të gjithëve gjatë emisionit të moderatores Ellen Degeneres.

Gjatë bisedës, Aniston e pyeti Ellen se kur ishte hera e fundit që kishte puthur një mashkull dhe ajo u përgjigj se nuk puthte vetëm femra por edhe meshkuj.

Nisur nga pyetja e aktores, moderatorja donte të dinte se kur kishte puthur një vajzë për herë të fundit e Jennifer u përgjigj se nuk kishte ndodhur kurrë.

Më pas Ellen mes të qeshurave të publikut,  u afrua dhe ato u puthën live në emision duke sjellë një nga videot më të komentuara të javës.

Ti ke kaq buzë të buta, nuk qenka aq e frikshme", ka thënë aktorja pas puthjes.

Kjo është ajo çfarë po prisnin të gjithë është shprehur Ellen, mes duartrokitjeve të publikut.

Jennifer Aniston po promovon serialin e saj më të ri, ‘The Morning Show’, që do të fillojë të shfaqet në Apple TV+ në fillim të nëntorit.