ELBASAN- Një operacion 'blic' antidroge është zhvilluar në aksin Qafë Thanë-Përrenjas, ku është ndaluar një furgon i cili dyshohej se transportonte mbi 1 ton kanabis.
Gjatë operacionit, në të cilin kanë marrë pjesë dhjetra efektivë policie dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Elbasanit, janë ndaluar tre persona që dyshohet se po transportonin lëndën narkotike.
Ende nuk dihen identiteti i personave të ndaluar dhe roli i tyre në transportimin e drogës.
