“Qaj kur flas me ta”, Telefonueses i mungojnë të afërmit në kohë koronavirusi

22 Prill 2020, 11:49

Një nga gjërat e dhimbshme që po kalojmë në periudhën e pandemisë është edhe “ndarja” nga të afërmit të cilët nuk mund t’i takojmë dot për shkak të situatës. Një zonjë nga Cërriku që telefonoi në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv i tregoi gazetarit Andi Kapxhiu se çfarë i mungon më shumë në këtë periudhë: “Më ka marrë malli për njerëzit e mi se i kam në Tiranë të gjithë dhe kur flas me ta qaj përditë se kam një vëlla që më vinte shpesh këtu ku banoj unë por duhet durim. Burrin e kam tifoz sporti dhe ai kërkon që të fillojë sporti  që të kënaqet edhe ai” e mbylli zonja komunikimin.