“Qaja kur nuk shikoja Partizanin” zonja nga Cërriku: Futbollistët bëjnë lojë kooperative

30 Shtator 2020, 11:30

Në programin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një zonjë nga Cërriku foli për situatën në futbollin shqiptar dhe rrëfeu edhe histori personale. Ajo tha se është tifoze e Partizanit dhe qante kur nuk kishte mundësi të shihte skuadrën e saj të zemrës. Më pas telefonuesja nënvizoi se Presidentët e klubeve marrin para dhe nuk duhet të kërkojnë nga shteti. Ajo tha se edhe futbollistët bëjnë lojë kooperativash.