Qarku Korçë, numërohen mbi 80% e votave! Partia Socialiste lë mbrapa demokratët

27 Prill 2021, 01:46 | Përditesimi: 27 Prill 2021, 01:46

Kur janë numëruar mbi 80% e votave, në këtë qark kryesojnë socialistët me 47.8 % të votave, e ndërsa PD me 41.8%. Pritshmëritë e LSI në këtë qark kanë qenë të mëdha, por deri më tani ajo ka marrë 7% të votave.

Projeksioni i mandateve deri tani është 6 për Partinë Socialiste dhe 5 për Partinë Demokratike.

Nga qarku i Korçës, Bashkia e Pusteci ishte e para e cila mbylli procesin e numërimit. 

r.k./Shqiptarja.com