Qarkullonin pa kaska mbrojtëse, gjobiten 67 motoristë në Tiranë

18 Gusht 2020, 18:22

Drejtuesit e mjeteve me dy rrota dhe pasagjerë e tyre janë kategoritë me të ekspozuar për aksidente, pasi shpesh herë nuk përdorin kaskat mbrojtëse gjatë udhëtimit. Gjatë ditës së sotme, 67 drejtues janë gjobitur pasi qarkullonin pa kaskë mbrojtëse.Policia e Shtetit ka bërë thirrje për përdorimin e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota dhe pasagjerët e tyre, pasi është detyrim ligjor. Përdorimi i kaskës mbrojtëse është e vetmja siguri, për të minimizuar dëmet shëndetësore, pasi kjo kategori është e ekspozuar ndaj aksidenteve rrugore. "Përdorimi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota dhe pasagjerët e tyre, është detyrim ligjor dhe e vetmja siguri, për të minimizuar dëmet shëndetësore, tek kjo kategori tejet e ekspozuar ndaj aksidenteve rrugore. 67 drejtues dhe pasagjerë që qarkullonin pa vendosur kaskën mbrojtëse, u ndëshkuan me sanksionet administrative përkatëse", njoftoi policia e shtetit.