Qarkullonte më armë në makinë dhe kundërshtoi policët, arrestohet 19-vjeçari në Laç

8 Janar 2020, 16:45

KURBIN – Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se është kapur duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Në momentin që është ndalur nga policia ai i ka kundërshtuar këto të fundit dhe ka tentuar të largohet por forcat e policisë e kanë vënë në pranga. I arrestuari është  D. P., 19 vjeç, banues në Laç dhe lëvizte me një  makinë tip 'Renault' në Laç.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në makinë iu gjet në çantën e krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Si provë materiale të riut iu sekuestrua pistoleta me një krëhër me 5 fishekë.

Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, mbajtja e armëve në automjete apo në mjedise publike, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga 5 deri në 7 vjet. 

Nga data 1 deri në 8 janar 2020 janë sekuestruar, falë kontrolleve nga Policia e Shtetit, 1 pistoletë, 2 kallashnikovë, 2 armë gjahu, 3 pushkë, 1 silenciator dhe 2 armë të ftohta (thika)