Qefalia: PS koalicion me ata që kanë programin e njëjtë me ne! Para fushatës rritet krimi

13 Tetor 2020, 18:49

#reportTV #lajmeshqip #lajme TIRANË- Në debatin e "zjarrtë", deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia e sheh fajin te presidenti Ilir Meta për reagimet e tij që shkojnë përtej kompetencave të tij si kreu i shtetit, ndërsa legjitimon sjelljen e kryeministrit Edi Rama, si një kryetar i një force politike. Në studion e Report Tv, Qefalia tha se nuk është penduar që i ka dhënë votën si president, pasi kishte pritshmëri të mëdha referuar eksperiencës së Metës në politikë, por vendimet e marra, sipas tij, kanë qenë shumë zhgënjyese dhe të njëanshme. "Nuk është normale nga ana e presidenti që është simbol i unitetit kombëtar, ndërsa Rama është në krye të një qeverisje që ka punën e vet, vazhdon reformat dhe nuk më vjen mirë që Meta ka marrë rolin e një opozite, përfshirë këtu edhe partinë e tij, LSI. Nuk është ish, për aq sa ndeshet me kryeministrin për politikat e zhvillimit them se është pozicionuar dukshëm në rolin e opozitën madje ka futur në ombrellën e tij dhe Basha, ai bën më shumë opozitë.Unë e kam votuar Metën si president dhe nuk jam penduar se ka një kohë të gjatë që merrej me politikë dhe ka kaluar shumë poste dhe kam menduar që në saj të përvojës politike, do e bënte mirë punën. por qytetarët janë koshient që Meta ka bërë dekrete të tij dhe i ka cdekretuar, ka vendosur datën e zgjedhjes, e ka hequr, në këtë rast nuk mendoj që problemi i mazhorancs është që të shkarkojë Metën, problemi është që institucione të tilla duhet të jenë të mbështetura nga Kushtetutë. Nëse presidenti ka miratuar ato akte në kohë COVID-i ka zbatuar karantinën. Është në kompetencat e tij që të shprehet, apo të miratojë ligjet. Në fund nuk vendos presidenti, por Kuvendi. Nuk është determinant vendimi i Metës për ligje, s'na ka bërë nder për ligjet që ka miratuar në kohë pandemie", tha Qefalia.