Tiranë, ekzekutohet në mes të ditës te Piramida, Behar Sofia i njohur si 'Padrino i drogës'

25 Shkurt 2021, 09:26 | Përditesimi i fundit: 2021-02-25 09:33:40

#reportTV #lajmeshqip #lajme Një person me iniciale B.S është qëlluar me armë me silenciator në afërsi të Piramidës në Tiranë mëngjesin e sotëm dhe ka ndërruar jetë në spital. Ai fillimisht është gjetur i shtrirë në tortuar dhe i gjakosur në fytyrë, ndërsa më pas është transportuar në spital por fatkeqësisht ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur atje.Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Report Tv mëson se viktima i cili u ekzekutua në mes të Tiranës, është Behar Sofia, i njohur si 'Padrino i drogës". Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Aty ka qenë Behar ose Fatmir Sofia, disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, tashmë nuk i ka më.