Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në Tiranë ku udhëtonte një 24-vjeçar, nuk ka të lënduar

2 Mars 2021, 22:38

Të shtëna e arme zjarri pas pasi gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt një makine ku udhëtonte N.A., 24 vjeç. Nga të shtënat me armë nuk ka të lënduar, ndërsa autorët janë larguar menjëherë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën "5 Maji" në Tiranë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje si dhe janë ngritur pika kontrolli në rrugët kryesore të qytetit. Gjithashtu policia po kreh zonën për kapjen  e  autorëve.