Qëllohet me armë zjarri pranë shtëpisë një 50-vjeçar në Selenicë, pamjet nga spitali i Vlorës

15 Maj 2020, 14:00

SELENICË-Një person është qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme. I plagosuri është Jetnor xhaferraj 50 vjeç. Policia thotë se ai është qëlluar pranë banesës së tij me armë zjarri në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve të Report Tv nga grupi hetimor mësohet se autori ka qëlluar ka qenë i maskuar me një kapuç në kokë. 50-vjeçari është me precedent penal dhe pista kryesore që po hetohet është e kaluara e tij.

Autori dyshohet se u largua me një makinë me shpejtësi pas ngjarjes duke lënë të kuptohet se atentati ka qenë i organizuar. 

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka rrethuar zonën për shkuar në gjurmët e autorit.