Qëlloi 12 herë drejt policisë në Elbasan, fqinji i Josif Kavajës: Nuk ishte problematik

26 Dhjetor 2020, 14:16 | Përditesimi: 26 Dhjetor 2020, 14:16

Josif Kavaja para 3 ditësh hapi zjarr ndaj forcave RENEA dhe u fsheh në pyll, ndërsa u arrestuar më 25 dhjetor pas 16 orësh arrati. Gjatë shkëmbimit të armëve Kavaja ka qëlluar plot 12 herë në drejtim të RENEA, e cila u kundërpërgjigj dhe plagosur 45-vjeçarin me dy plumba, një në bark dhe një në këmbë. Report Tv ka vajtur në fshatin e tij Seltë të Elbasanit, ku një nga fqinjët shprehet se e njihte Josifin si banor dhe përshëndeteshin, por kurrë nuk e njohur as ai por as fshati si person problematik apo që të kishte konflikte me ndonjë person. Fqinj shprehet se ka dëgjuar nga banorët e fshatit se Josif Kavaja kishte dalë me delet në fshatin Kabash dhe i kanë qëlluar, por dhe kjo me të dëgjuar, ndërsa në lidhje me arsenalin e armëve që kishte në shtëpi e ka dëgjuar nga televizori

b.ha./Shqiptarja.com