Qëlloi babain me sëpatë/ 30-vjeçari me celular vete nga Peqini tek 313-a, arrestohen 5 policët e burgjeve

27 Korrik 2019, 14:48

TIRANE - Pesë policë të burgjeve u vunë në pranga për shpërdorim detyre. Shqiptarja.com mëson përmes burimeve, se një hetim i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka zbuluar se 5 efektivët e burgjeve nuk kanë kryer në mënyrë korrekte detyrën e tyre, atë të kontrollit të të paraburgosurve dhe të dënuarve. 

Për çfarë shlekje bëhet fjalë konkretisht?

Shqiptarja.com mëson se një i paraburgosuri, Dritan Velaj k30 vjeç a pasur celular me vete në momentin që ka kaluar nga Burgu i Peqinit në burgun 313 në Tiranë, ku gjatë transportit ka kaluar 3 kontrolle

Bashkë me 5 policët e burgjeve, në pranga ka rënë edhe vetë i paraburgosuri për mbajtjen e sendeve të paligjshme. Efektivët e arrestuar, në ushtrim të detyrës së tyre kanë kryer kontroll ndaj të paraburgosurit, por nuk kanë raportuar t'i kenë gjetur atij sende të paligjshme. 30-vjeçarit i është gjetur celulari gjatë kontrollit të fundit në burgun 313. Në këto kushte është bërë arrestimi në flagranc i 5 efektivëve operacional.

Të arrestuarit janë me inicialet: A.O, L.C, B.K, D.Q, K.H, efektivët e rolit bazë në forcat operacionale, të cilët kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës.