Ervis Caushllari personi i cili ditën e sotme ka qëlluar me 5 plumba në drejtim të një makine në Elbasan pas një sherri me kaçavida me drejtuesin e saj, këtë e ka një skenë të përsëritur pasi të njëjtën gjë ka bërë disa muaj më parë edhe me një tjetër shofer.
Në 19 shkurt të këtij viti, Çausholli ose siç thërritet ndryshe si “Korçari”, i është vënë në ndjekje një automjeti tip “Golf”.
Ngjarja ka ndodhur në orën 12:32 ku Çausholli, siç shihet dhe në pamjet filmike i është vënë në ndjekje nga pas një automjeti tip “Golf 5”, që drejtohej nga shtetasi me inicialet D.A.
Pamjet filmike qartësojnë se mjetin tip “Audi” me targë AA257ZB e drejton Çausholli. Pasi i kalon shumë pranë “Golfit 5”, Çausholli pozicionin makinën paralelisht me automjetin që drejtonte D.A dhe menjëherë zbret nga makina, duke u futur thuajse i gjithë në automjetin tip “Golf”, duke filluar ta godasë me grushte.
Pikërisht në këtë automjet ndodhej D.A, ndërsa Ervis Çausholli, ka tentuar ta tërheqë me forcë dhe ta nxjerrë jashtë makinës. Në pamundësi për ta nxjerë jashtë automjetit D.A, Çausholli siç duket edhe në këto pamje filmike tenton që ti hapë derën.
Në pamundësi për ti hapur derën, Ervis Çausholli, ka filluar të qëllojë me shkelma derën e makinës dhe nga goditjet është thyer pasqyra e automjetit. D.A, që ndodhej në makinë është larguar me shpejtësi dhe pas tij, është larguar dhe Ervis Çausholli.
