Qëlloi me shishe eskortën e ministrit grek/ Idrizi: Do doja që ta zinte në kokë meqë ishte vapë

20 Tetor 2020, 13:50

"Ju e shihni ne do të ndjekim gjithë rrugën ligjore, mënyra tinzare e disa djemve të veshur me uniformë policie, më kujton dhunën e anëtarëve të shoqatës Camësia në 1994. Nuk e pranoj dot që vendi të ketë arritur deri në këtë pikë, ne me Greqinë duhet të diskutojmë, të drejtat e shqiptarëve n Greqi, çështjen came, heqjen e ligjit të luftës, . Ka qenë një veprim emocional që nuk duhet ta kisha bërë, po ju them nga mënyra se si po sillet Greqia me ne dhe policia shqiptare me ne, ajo ishte gjëja më e pakët që mund të bënim. E papranueshme se si mund të t'i thonë një cami harrojeni çështjen came, ju nuk ekzistoni,nuk mund t'i harrojmë shtëpitë tona, vatanin tonë. Përballë këtij terrori dhe pamundësinë për të protestuar nga e drejta që na jep nga Kushtetuta, do doja që ta zinte në kokë meqë ishte vapë", tha Idrizi.

  •