Qendër e Biosimulimit Klinik, praktikë dhe studimore shkencore për studentët dhe pedagogët

6 Mars 2020, 20:52

Në kuadër të Paktit për Universitetin, është prezantuar projekti i Qendrës shkencore të Biosimulimit Klinik, ku studentët e mjekësisë dhe pedagogët do të kryejnë praktikat mësimore dhe studimet shkencore. Qendra shkencore të Biosimulimit Klinik do të ndërtohet së shpejti në hapësirën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”  dhe do t’i vlejë formimit profesional të studentëve të Universitetit të Mjekësisë.

Një godinë e madhe, luksoze dhe më të gjitha parametrat moderne si qendrat e tjera shkencore në vend europiane pritet të ndërtohet. Në brendësi të saj do të ketë sallë auditori dhe konferencash, bibliotekë, laborator i kirurgjisë laparoskopike, laborator i simulimit klinik, laborator i simulimit virtual, laborator i vizualizimit-radioterapi, vivarium, të gjitha në dispozicion dhe përdorim nga studentët dhe pedagogët.Tashmë studentët e Universitetit të Mjekësisë do të kryejnë praktikat mjekësore në laboratorët e rinj, ndërsa pak kohë më herët Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Fondin Global mundësuan investimin prej 26 mijë dollarë për laboratorin e biosimulimit klinik, i cili është tashmë realitet.