Qendra historike e Vlorës, 68 objekte të restauruar, gati për çeljen e sezonit turistik

18 Janar 2019, 15:15

 

Rikthimi në identitet i qendrës historike të Vlorës pritet të marrë fund në fillim të sezonit turistik të këti viti. Janë 68 objekte të cilat po i nënshtrohen restaurimit ndërsa për rregullimin e rrugëve dhe rrugicave do të jetë një periudhë e mëvonshme. Ndërkohë në zonën historike është parashikur prishja e 40 objkteve të cilat kanë dëmtuar strukturën e kësaj qendre.

Aktualisht nga bashkia e Vlorës janë prishur 35 objekte, pritet që 5 të tjera të prishen në ditët në vijim.

Vazhdojnë punimet me ritme të larta për përfundimin e rikonstruksionit të objekteve të qendrës historike. Krahas punimeve të rikonstruksionit është duke u përfunduar faza e prishjeve të shtesave anësore dhe në lartë të objekteve. Rikonstruksioni i objekteve do të përfundojë brenda qershorit. Ndërkohe kemi edhe mobilim urban dhe rrjetin inxhinerik.

Erion Hamataj Drejtor i Urbanistikës, Bashkia Vlorë

Projketi i restaurimit të qendrës historike të Vlorës kanë startuar në shtator të vitit 2017, ndërsa vlera investimit shkon rreth 322 milionë lekë. Pritet që kjo pjesë e qytetit të tërheq vëmëndjen e shumë turistëve të huaj pasi objektet që e përbëjnë këtë lagje janë mjaftë atraktive.