Në Rrjoll, banorët kanë kthyer kantierin e resortit të Bashkim Ulajt në një shesh-betejë, ku çdo ditë përplasen me policinë. Sot, në komisariat përfunduan 6 protestues, mes tyre edhe një grua. Banorët kërkojnë pezullimin e punimeve deri në zgjidhjen e çështjes së pronësisë në gjykatë.