'Qëndrimi në shtëpi na ka mësuar se amvisat janë heroina', mesazhe optimizimi nga artistë, sportistë e mësues!

1 Prill 2020, 13:25

Java e katërt e luftës kundër koronavirus po tregon se gjithnjë e më tepër njerëzit kanë nevojë për mesazhe pozitive për të mbajtur gjallë shpresën se së bashku do ia dalim. 
Mësues, artistë, njerëz të thjeshtë vijojnë të përcojnë mesazhet e tyre me nota optimizmi. 
Ekspertja e BonTon, Olesia Leço thotë se këto ditë ka kuptuar se amvisat janë vërtetë heroina, kurse mësuesja e gjuhës shqipe, Anjeza Shatku ka një apel për të gjithë nxënësit.