Qëndroi 6-8 orë në agoni, del autospia e Maradonës! Shtohen zërat për vrasje, asnjë ilaç për zemrën

23 Dhjetor 2020, 17:20

Hipoteza se Diego Armando Maradona mund të jetë vrarë po bëhet gjithmonë e më e besueshme. Kjo pasi mediat argjentinase kanë zbulur së fundmi autopsinë e ‘El Pibo de Oro’, i cili vdiq me 25 nëntor.

Sipas këtyre raportimeve Maradona vdiq në agoni, pasi ai kaloi 6 deri në 8 orë para se të dorëzohej. Autopsia ka hedhur poshtë edhe dyshimet se ‘Dora e Zotit’ mund të kishte konsumuar drogë ose alkool, pasi në trupin e tij nuk është gjetur asnjë shenjë e tyre.

Ajo që i ka bër të gjithëve përshtypje është se Maradona nuk kishte konsumuar asnjë ilaç për zemrën, siç pretendohej se merrte. Në trupin e tij kishte shumë shenja të cilat tregonin se ai pinte ilaçe, po asnjë prej tyre nuk ishte për zemrën. Dyshimet janë se qëllimisht mund të jetë bërë kjo ngaterrëse, pasi nuk janë të pakët ata që dëshironin që ai të ikte nga kjo botë.

Pak ditë para se të vdiste Maradona kishte kyer edhe një ndërhyrje në kokë për mpiksje gjaku, e cila e kishte rënduar gjëndjen e tij psikologjike.

Sipas autopsisë Maradona vdiq për shkak të problemeve në zemër, por edhe atyre të mushkëri.