'Qëndroni në shtëpi', ushtria thirrje me megafon qytetarëve të pabindur

20 Mars 2020, 18:49

Ushtria ka zbarkuar në rrugë për të vendosur rregullin dhe respektimin e urdhrave nga qytetarët, të cilët sap shkojnë oraret e lejuar nisin shëtitjet në qytet.

'Të nderuar qytetarë qëndron në shtëpi, mbroni veten dhe familjen tuaj' kanë qenë thirrjet e ushtrisë për të ndërgjegjësuar qytetarët që deri në këto moment ka ende të pabindur dhe që se kanë kuptuar rrezikun real që paraqet koronavirusi.