“Qentë janë bërë “pronarë” të Durrësit”, telefonuesi i shqetësuar: Po kafshojnë edhe njerëz

7 Tetor 2020, 10:30 | Përditesimi i fundit: 2020-10-07 11:57:40

Dakord  ishte me rritjen e pagave për mjekët dhe arsimtarët një telefonues nga Durrësi. Por në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv zotëria ngriti një shqetësim shumë të madh sipas tij. Ai tha se qentë janë bërë “pronarë” të ambienteve në Durrës pasi po “pushtojnë” shumë zona dhe janë kthyer në burim infeksioni dhe madje po kafshojnë njerëz.