'Qeros, o qeros, jemi qeros të dy...', Rama batuta me fëmijën në Qendra Shëndetësore të Roskovecit

26 Tetor 2019, 17:34 | Përditesimi i fundit: 2019-10-26 17:55:07

Është transformuar plotësisht Qendra Shëndetësore e Roskovecit që tashmë do tu shërbejë rreth 35 mijë banorëve të kësaj zone. Qendra është me shërbim 24 orësh dhe përveç banorëve të kësaj zone sipas mjekëve , për të marrë shërbimet e nevojshme vijnë edhe banorë nga fshatrat e Beratit.  Qendra Shëndetësore e Roskovecit është  transformuar falë Programit Kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

Për të inspektuar këtë qendër shëndetësore ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë,  Ogerta Manastirli. Gjatë vizitë në këtë qendër shëndetësore kryeministri Rama ka takuar disa pacientë të rastësishëm, ku më i veçanti ishte një djalë i vogël me të cilin kryeministri nuk i kurseu batutat duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.

Fëmija e shikon me habi, kryeministrin ndërsa ky i fundit i afrohet duke i thënë me përkëdheli: "Qeros, o qerso, jemi qerso të dy..."

Më pas vëmendjen e fëmijës e tërheq mjekra që kryeministri ka lënë kohët e fundit.  

Ndërkohë sipas një prej pjesëtarëve të stafit spitalor, në këtë qendër shëndetësore është arritur shifra e shifra mbi normën e planifikuar për 'Check Up'.