“Qesharak trajtimi i pensionistëve'', qytetari: T’ia marrin deputetëve e t’ua shpërndajnë të varfërve!

11 Tetor 2020, 10:52 | Përditesimi i fundit: 2020-10-11 11:59:59

Një nga telefonuesit në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” u shpreh i indinjuar që nuk ka asnjë përpjekje për të ndihmuar me rritje të pensioneve për këtë shtresë. Sipas tij ata përballen me shumë vështirësi dhe janë të sëmurë e të përvuajtur duke qenë se kanë punuar 20 vjet dhe nuk trajtohen sic duhet dhe deputetët që kanë dalë nga parlamenti marrin rroga edhe pa punuar. Ata bëjnë ligje vetëm për veten e tyre dhe jo për shtresën e varfër, ka thënë ndër të tjera ky qytetar e ndërsa nënvizoi se është mirë t’u rritet rroga mjekëve, por të mendohet edhe për të moshuarit