Qetëson mjekja gjinekologe shtatëzënat: Mos u ndërprisni të porsalindurve gjirin

15 Prill 2020, 17:29

Sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri ka shqetësuar jo pak edhe gratë shtatzënë, si për veten e tyre, ashtu edhe për foshnjat. Deri më tani, nuk ka asnjë provë që gratë shtatzëna që marrin këtë infeksion janë më të rrezikuar nga komplikime serioze më shumë se çdo individ tjetër i shëndetshëm. Shqetësimet që kanë prekur edhe gratë shtatzëna si dhe nënat që ushqejnë me gji fosnjat e tyre mjekja gjinekologe Mirela Risto, në një lidhje skype për emisionin Repolitix në Report TV, qetëson duke thënë se Duhet të ketë më pak ankth për mënat, që mund të preken, pasi nuk ka patur asnjë fëmijë që të jetë infektuar. Mjekja këshillon vazhdimin e ushqimit të fëmijëve me gji pasi nuk ka asnjë të dhënë deri më tani që virusi kalon tek qumështi i gjirit. Ndërsa përsa i takoj vijueshmërisë së punës në maternitetin’’Koco Gliozheni’’, mjekja Risto thotë se deri tani nuk ka patur asnjë rast që një nënë të ketë qenë e prekur me koronavirus.