Qeveria blen 8 ton materiale mbrojtëse, syze, maska dhe helmeta për stafin mjekësor!

13 Prill 2020, 13:20 | Përditesimi i fundit: 2020-04-13 13:25:33

Qeveria ka vijuar të blejë materiale mbrojtëse për personelin mjekësor që po përballen me vijën e parë të frontit të luftës me COVID-19. Gjatë ditës së sotme kanë mbërritur në doganë 8 ton mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore. Kjo sasi e re vjen pas dy furnizimeve të para të porositura nga qeveria shqiptare, prej 15 ton, të cilat kanë mbërritur më herët në vendin tonë.

Mbërritja e materialeve mbrojtëse është inspektuar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila tha se përparësi e qeverisë është mbrojtja e bluzave të bardha.