Qeveria e mohoi, por PD vijon akuzat: Rama po ngre kamp refugjatësh në Shqipëri

11 Qershor 2018, 14:48

TIRANE-Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vendosur që të ndërtojë në Shqipëri një kamp për refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore. Deputeti demokrat thotë se Rama po bën pazar me shqiptarët, të cilët sipas tij po ikin nga vendi dhe siguria është zero.

Media jashtë edhe brenda vendit po thotë se ky njeri ka vendosur që këtë vend ta kthejë në kamp refugjatësh. Në një vend ku qindra mijëra ikin, siguria është zero. Po bën pazare të pista me Shqipërinë, me shqiptarët. Për menderen e vet.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj

Edhe deputeti tjetër i PD, Tritan Shehu akuzoi qeverinë dhe paralajmëroi se emigrantët do të krijojnë një korridor Durrës-Itali dhe një Otranto të mbushur me kufoma në det.

Nuk është e vërtetë që nuk ka projekte për ta mbushur Shqipërinë me refugjatë. Ka, absolutisht, e ka thënë ‘Le Monde’ dhe gazeta të tjerë, por edhe kryeministri bullgar. Ata lidhen me ish terroristë të ISIS, emigrant të papranueshëm për BE. Dua të bëj një paralajmërim edhe për ndërkombëtarët, kjo gjë do të bëjë që ata të bien pre e grupeve kriminale këtu. Ata do të krijojnë një korridor Durrës-Itali dhe një Otranto të mbushur me kufoma në det.

Tritan Shehu

Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u përgjigj duke thënë se;

Nuk më vjen mirë edhe për këtë kambanë paniku, këto cështje mund ti ngrini te Komisioni i Jashtëm.

Ulsi Manja

Por burime për Report Tv nga Kryeministria pohuan se nuk bëhet fjalë për ndërtim kampi për emigrantët në Shqipëri dhe se gjithçka që është folur është e pavërtetë.

    No videos found.