Edhe pse nuk fituan shumë vende në parlament, partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit duket se do të vendosë për fatin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut. Bisedimet priten të nisin të martën, dita kur nis sesioni i ri parlamentar, pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura në 15 Korrik. Mundësinë më të madhe për të krijuar qeverinë e re e ka Zoran Zaev, partia e të cilit fitoi 46 nga 120 vende, vetëm dy më shumë se VMRO DPMNE, e cila fitoi 44.