Qeveria e re në Kosovë/ Albin Kurti takon presidentin Hashim Thaçi

6 Janar 2020, 15:40 | Përditesimi i fundit: 2020-01-06 15:44:02

KOSOVE- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar sot në orën 15:00. Takimi ka zgjatur vetëm pak minuta, ndërsa në përfundim të tij kreu i LVV-së është shprehur për mediat se sot pasdite do të ketë një bisedë me drejtuesit e LDK-së për të zhvilluar takimin e radhës. Për Kurtin marrëveshja me LDK-në për qeverinë e re është në hapat e fundit.