Qeveria hap TECHSPACE për studentët e teknologjisë

18 Shkurt 2019, 20:19

Qeveria ka prezantuar sot qendrën TECH SPACE, një hapësirë teknologjike për të rinjtë që kanë aftësi të larta digjitale, idetë e të cilëve do të financohen.Të rinjtë me zotësi të larta teknologjike mund të shfrytëzojnë tashmë hapësirën TECH SPACE pranë Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për të përsorur idetë e tyre e pse jo edhe për të marrë mbështetje financiare.

I pranishëm ka qenë dhe vetë kryeministri, Edi Rama i cili i shoqëruar nga drejtoresha e Agjencisë Kombëtarë të Shoqërisë së Informaciont, Mirlinda Karçanaj dhe nga ministri Eduart Shalsi, ka uruar si të rinjtë ashtu dhe drejtoreshën në përpjekjen e re. 

" Ju uroj çdo të mirë dhe sukses në këtë përpjekje. Moment i rëndësishëm i sinergjisë, në marrëdhëniet që duam të krijojmë mes Qeverisë dhe Universiteteve, shkollave. Këtu në këtë hapësirë dëshirojmë që studentët e Unversiteteve dhe shkollave profesionale të lidhura me teknologjinë të gjejnë këtu shtëpinë e tyre. Të gjejnë konkurrencën mes nëjri- tjetrit. Kam ftuar sot dhe drejtuesin e kompanisë Vodafone, e cila është avangartë të përpjekjeve për të lidhur teknologjinë me qeverisjen, shkollat, universitetet dhe tregun, e kam ftuar që ta shohë më nga afër këtë realitet. Do të bëni projekte atraktive dhe do t'i merrni Vodafonit lekë për projektet. Çdokush niset nga sa ka."   

Kryeministri Rama

Po ashtu ka qenë dhe drejtoresha Karçanaj e cila ka prezantuar hapësirat dhe mënyrët e punës, stafin si dhe mënyrën e punës. Ajo është shprehur se shumë shpejt do të nisin një program akselerimi, financuar nga Luksemburgu. 

"Në ditën e hapjes së Tech Space për të promovuar produktin më të ri, portali Open data.gov.al, e cila do të jetë në duart e qytetarëve, financave, bizneseve me informacione të hapura, buxhetit, pronat, shëndetësinë, është portal që rrit transparence, studentët furnizohen me të dhëna dhe dalin em produkte."

Drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçani

Gjithashti ajo ka prezantuar dhe e- albania, si dhe disa prej studentëve si dhe nxënësve të shkollave të cilët ishin duke punuar në Tech Space. 

Sipas qeverisë, ky program është një hapësirë për inovacionin në shërbim të studentëve e nxënësve të teknologjisë digjitale dhe në kuadrin e Paktit për Universitetin.

    No videos found.