Qeveria i kërkon Kuvendit zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë deri në fund të marsit pas tërmetit tragjik

16 Dhjetor 2019, 12:52

TIRANE-Qeveria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë vendimin për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 31 mars të vitit 2020 për qarqet, Tiranë, Durrës dhe Lezhë, ku humbën jetën 51 persona, qindra u plagosën dhe u dëmtuan mijëra banesa. Në tre qarqet, gjendja e fatkeqësisë natyrore, që u shpall për 30 ditë përfundon përkatësisht në datat 28 dhe 30 dhjetor 2019. Por cilat janë arsyet që kërkohet zgjatja?

Në vendimin e qeverisë, theksohet se duke pasur parasysh se lëkundjet e tërmetit ndonëse me frekuencë dhe intensitet më të ulët vazhdojnë të ndihen në qarqet e përmendura, veprimtaria e strukturave operacionale dhe nevoja e marrjes se masave në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore është emergjente, si në ditët e para të marrjes së masës.

Gjithashtu, nëse vendi nuk është në gjendje fatkeqësie natyrore nuk mund të kërkohet as ndihmë nga jashtë, ndërkohë që konferenca e donatorëve është parashikuar në fund të janarit në Tiranë.

Vetëm gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund të merren këto vendime;
-strukturat operacionale dhe drejtuesit e tyre (Ushtria, policia, zjarrefikesit, emergjenca mjekesore) jane ne dispozicion te KNEC-se;

- mund te vendosen dhe te zbatohen masa te jashtezakonshme per perballimin dhe lehtesimin e pasojave te fatkeqesise, si ndaj 4  institucioneve publike, qendrore dhe vendore, ashtu edhe ndaj privateve perfshire edhe gjoba ne rast te moszbatimit te ketyre masave;

- kryhet zyrtarisht apeli per asistence, drejtuar organizmave nderkombetare dhe shteteve te tjera, kerkesat e specifikuara per nevojat per asistence dhe raportet periodike te situates per Qendren Evropiane te Koordinimit te Emergjencave, per Qendren Euroatlantike te Koordinimit te Pergjigjes per Fatkeqesite;

- mediat dhe organet e tjera te informimit publik jane te detyruara t'u referohen burimeve zyrtare per njoftime lidhur me numrin e viktimave, listen e emrave dhe te parashikimeve te metej shume per mundesine e ndodhjes se ngjarjeve te tjera, duke shmangur transmetimin e informacioneve sensitive, si dhe duke mos krijuar panik te publiku, ne asnje rast;

- autoritetet mund te vendosin gjoba nga 100 000 (njeqind mije) - 500 000 (peseqind mije) leke ndaj bashkive, subjekteve private dhe shtetasve nese nuk permbushin detyrimet.

Këshilli i Ministrave thekson se objektivat e këtij janë garantimi i sigurisë së jetës së banoreve, sigurimi i veprimtarisë normale për jetesën e komuniteteve të prekura në këto zona, si dhe marrja e masave parandaluese, mbrojtëse e rehabilituese në infrastrukturën dhe mjedisin e prekur nga situata e krijuar. Ne rastin e gjendjes se fatkeqesise natyrore, shpallja e gjendjes kryhet me vendim te Keshillit te Ministrave, per nje afat 30-ditor dhe zgjatja e saj kryhet po nga Keshilli i Ministrave, me pelqimin e Kuvendit. 

Parashikimet ligjore kushtetuese kerkojne qe zgjatja e afatit 30-ditor te kryhet nga Keshilli i Ministrave, duke marre "Pelqimin" e Kuvendit nderkohe qe ne baze te nenit 18, te ligjit nr.45/2019, "Per mbrojtjen civile", Keshilli i Ministrave, nepermjet ministrit pergjegjes, informon Kuvendin per situaten e krijuar, rreziqet qe paraqiten dhe masat e marra per menaxhimin e situates, si dhe kerkon miratimin e tij per zgjatjen e gjendjes se fatkeqesise pertej 30 diteve. Ndërkohë që përsa i përket situatës, ende vazhdon puna per vleresimin e demeve dhe per shpemdarjen e ndihmave te ardhura nga shtete e organizata nderkombetare dhe donatore te brendshem.