Qeveria jep 'ok-un' përfundimtar, nga nesër çdo klub i Seria A mund të nisë stërvitjen individuale

3 Maj 2020, 17:35

Pas shumë e shumë peripecive drita jeshile për rfillimin e Seria A u ndez sot. Ministri i Brendshëm i Italisë konfirmoi se çdo qytetar apo sportistë mund të nisë aktivitetin në mënyrë personale, duke respektuar distancat e sigurisë.

Konkretisht ministri u shpreh: “Duke filluar nga e hëna me katër maj, çdo sportistë apo qytetar do të lejohet të marrë pjesë në aktivitet sportive individuale, në zonë publike dhe private, duke respektuar distancën e sigurisë fizike, të paktën dy metra larg një personi tjetër.”