Qeveria kërkon kredi 80 mln USA nga BB! Ministria: Do të përdoret për përmirësimin e financave dhe monitorimin e PPP-ve

25 Gusht 2020, 15:18

TIRANË- 80 milionë dollarë është kredia e radhës që do të marrë qeveria shqiptare nga Banka Botërore. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ministria e Financave, e cila sqaron se kjo mbështetje buxhetore është një kredi e butë, me kushte financiare të favorshme, që është e fokusuar veçanërisht në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e politikave fiskale.