'Qeveria më armike e gruas' Berisha: 700 milionë lekë nga buxheti i dhanë për ahengjet e tyre! Manja: Sa herë flet këtu, duke sikur autori kthehet në vendin e krimit

12 Maj 2022, 15:51

Gjatë fjalës së tij ai tha se qeveria harxhon lekë nga buxheti i shtetit për të mbuluar shpenzimet e haengjeve siç i quajti ai si dhe festa të baskisë dhe institucioneve të tjera.

"Tani që Rusia është pezulluar nga Këshilli i Europës, një shteti lirë si Kosova po bëhet pjesë e Këshillit të Europës. Në rrugën e akordimit të vizave, një rol negativ ka luajtur Shqipëria, me shkallën e lartë të krimit të organizuar, drogës, sa duke parë statistikat e Shqipërisë, kanë frikë të lënë të vërshojnë shqiptarët, por treguesit e kriminalitetin në Kosovë janë më të mirë se në Shqipëri.

Mirënjohje qeverisë dhe taksapaguesve francezë për kredinë e butë prej 50 milionë eurosh, në veçanti për destinacionin e kësaj kredie. Do të isha dakord për çdo lloj legjislacioni dhe fondi dhe mase tjetër që do të synonte rrëzim e murit shekullor të patriarkisë, dhunuesit të lirive të të drejtave të njeriut. Qeveria socialiste pas diktaturës Envës Hoxha është qeverisja më armike ndaj gruas shqiptare.

Në asnjë vend si në Europë nuk vendoset kanabizimi si politik. Rama thotë se do pyes këshillimin nëse janë dakord apo jo për përdorimin personal të drogës. A e kuptoni se çfarë fatkeqësishë të mëdha i keni krijuar gruas shqiptare. Pas meje qëndrojnë 13-14 ministre, por problemi është se këto dhe të gjitha deputetet duhet të jenë avokate të çdo gjë, të interesave të grave shqiptare. pse të jetë vetëm opozita? Vetëm ne do flasim?

Kemi një borxh 1 trilionë, jo se kemi rritur taksat, por sepse kemi shpërdoruar paratë. kemi një borxh 106%, keni rrit taksat dhe keni vjedhur dhe vetëm vjedhur. Çfarëdo afere që t'iu hapim, 700 milionë janë dhënë për ahengje, kjo është çmenduri! Për festat e bashkisë ku e kemi ne këtë luks dhe mundësi? Pastaj marrim fondin nga Franca dhe e fusim në buxhet." tha ai.

Fjalën menjëherë e mori ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili iu përgjigj duke thënë se është njeriu i fundit që ka të drejtën të flasë për barazinë gjinore dhe se kontributi i tij më i mirë për të rinjtë, vajzat dhe gratë do të ishte heshtja e tij.

"Ky është Saliu i tretë, pasi shkatërroi çerdhet, kopshtet, azilet dhe qendrat shëndetësore. Prodhoi gjithë ato tragjedi, jo vetëm e barazi gjinore, por tragjedi që i kemi paguar me kosto shumë të mëdha, tani flet si kalorës i barazisë. Gjuha që përdore tani nuk ka lidhje me barazinë gjinore. Tani të paktën në këtë moshë, i vetmi mesazh i mirë që përçon ti është të heshtësh minimumi. Sa herë flet këtu është sikur autori kthehet te vendi i krimit.", u shpreh ai.

"Çfarë të shtyn të bëhesh bodyguardi i Ramës", kjo ishte pyetja që i drejtoi menjëherë Berisha-Manjës.

Ministri tha se është krenar të jetë pjesë e kësaj qeverie që i shërben shqiptarëve.

"Sali, Edi Rama është në mandatin e tretë të qeverisje sepse e batojnë mbi 800 mijë shqiptarë, dhe unë e kam për nder që jam shërbëtor i qeverisë Rama 3 dhe i shqiptarëve.", tha ministri.

    No videos found.