'Qeveria më njohu pronar, ALUIZNI jo'/ IKMT-ja shemb banesën në Porto Romano, zbarkon RENEA

4 Prill 2019, 15:37

Forcat RENEA kanë zbarkuar sot në  bregdetin e Durrësit në mbështetje të IKMT-së për prishjen e shtëpisë së familjes Mishka në Porto Romano. Por familjarët janë përplasur me 7 inspektorët e IKMT-së, pasi pretendojnë se po u bëhet padrejtësi.

Në vendin e ngjarjes asistuan edhe forca të shumta policisë si dhe ato RENEA të ardhur nga Tirana. Pronari i banesës Imer Mishka pretendon se banesa e tyre është ndërtuar që në vitin 1991 në atë zonë dhe pasi kanë aplikuar për t'u pajisur me certifikatë pronësie në vitin 2006, në 2011-n ka dalë VKM-ja për të legalizuar ndërtesën e tyre një katëshe.

Ai thotë së pavarësisht VKM-së, shtëpia e tyre është përjashtuar nga ky proces pas disa vitesh dhe për këtë ka trokitur në shumë dyer institucionesh. Ndërkohë ata janë lajmëruar vetëm dy ditë më parë që banesa e tyre e vetme do të shembet, duke përfunduar kështu në mes të katër rrugëve. "Vendim absurd ku ALUIZNI e ka skualifikuar, ndërsa VKM-ja më konsideron pronarë të ligjshëm" shton ai.

    No videos found.